FC Shkupi, përmes Rabotniçkit kalon në gjysmëfinale të Kupës

Skuadra e FC Shkupit, është udhëtari i fundit për në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll.
Skuadra nga Çairi, në takimin e shtyrë të çerekfinales, për shkak të motit të keq, sot mundi Rabotniçkin në terrenin mysafirë me rezultat 1-0. Autor i golit të vetëm ishte Mario Mladenovski, në minutën e 15-të.
FC Shkupi u bashkohet skuadrave të Tikveshit, Voska Sportit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, të cilët, ditë më pare, siguruan kualikimin në gjysmëfinale.