FC Shkupi prezantoi projektin e “Akademisë së Futbollit”

FC Shkupi mendon edhe për të ardhmen, pasi që planifikon të ndërtojë infrastrukturën , e cila do të jetë në nivelin evropian. Skuadra nga Çairi së bashku me presidentin Ollgun Ajdin planifikon që të ndërtojë “Akademi të futbollit. Në vendin e njëjtë, FC Shkupi,  planifikon të krijojë talente të reja të futbollit, të cilët do të jenë pjesë e të ardhmes të klubit.

Projekti duhet të sjell fusha të reja dhe objektet, të cilat do të vendosën në sipërfaqen prej 20 mijë metra katror. Aty do të jenë të inkorporuar edhe terrene për tenis dhe baketboll, si dhe ndërtesë me zyra, për nevojat e ekipit.

Ndërtimi është planifikuar në afatin më të shpejtë, mirëpo nuk ka asnjë fat të saktë se kur duhet të realizohet në tërësi.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button