FC Shkupi sfidon Llapin në “Todor Proeski”

Sipas burimeve brenda FFM-së, skuadrat që përfaqësojnë Maqedoninë në garat evroipiane, kanë mësuar terminet dhe lokacionin e sfidave të raundit të parë. Sfidat e raundit të parë në Ligën e Konferencave do të zhvillohet më 8 korrik.

Sileksi te FFM-ja, Struga Trim Lum në transfertë

Skuadra e FC Shkupit do të jetë nikoqire e skuadrës së Llapit në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa në të njëjtën ditë, Sileksi do të përballet me Petrokubin në stadiumin pran FFM-së.

Ndërkohë Struga Trim Lum që duhej të ishte nikoqir më 8 korrik, me lejen e UEFA-së, ka vendosur që të luajë në transfertë ndaj Liepajës nga Letonia. Ndërkohë skuadra e Shkëndijës, në raundin e parë të Ligës së Kampionëve , do të takohet skuadrën e Murës nga Sllovenia, më 6 korrik në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

LEXO EDHE:

Back to top button