Federata e Futbollit të Belgjikës emëron trajnerin e ri të kombëtares

Federata e Futbollit të Belgjikës do të prezantojë francezin Rudi Garsia, si trajnerin e ri të Kombëtares, pas shkarkimit të Domeniko Tedeskos. Federata ka thënë se ata do të prezantojnë zyrtarisht ish-trajnerin e Napolit, Lionit dhe Romës para shtypit në një ngjarje më vonë gjatë ditës. Garsia, i cili gjithashtu ka menaxhuar skuadrën saudite Al Nassr dhe gjigantin francez Marseille, do t’i jepet detyra për të rigjallëruar kombëtaren pas një fushate zhgënjyese në EURO 2024.

Belgjika javën e kaluar shkarkoi trajnerin italo-gjerman Tedesko pas një largimi të hershëm nga kampionati evropian këtë verë dhe nën nivelin e performancës së fundit në Ligën e Kombeve, ku përballet me një play-off për rënie kundër Ukrainës në mars.
Përpjekja e fundit e Garsias në drejtimin e Napolit ishte një periudhë e pasuksesshme pesë mujore në vitin 2023 gjatë sezonit katastrofik të klubit pas fitimit të Skudetos. Francezi fillimisht e bëri emrin e tij si trajner në skuadrën franceze Lille nga 2008-2013.
Belgjika e nis kampanjën e saj kualifikuese për Kupën e Botës 2026 me një udhëtim në Maqedoninë e Veriut në qershor. Trajneri i mëparshëm Tedesko u emërua në shkurt 2023 për të zëvendësuar Roberto Martinez dhe për të rindërtuar skuadrën pasi “brezi i artë” i vendit u largua.