Federata e Futbollit të Spanjës, “bind” Agim Ademin për ndeshje “normale”

Presidenti Federatës së Kosovës në Futboll, Agim Ademi, përmes telefonit është njoftuar nga Federata e Futbollit të Spanjës, se përballja në mes Spanjës dhe Kosovës, do të zhvillohet conform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për një ndeshje zyrtare në nivel të kombëtareve.
Federata e Futbollit e Spanjës ka shprehur mikpritjen e tyre për kombëtaren e Kosovës dhe u tregua e hapur në bashkëpunim për çfarëdo nevoje që mund të ketë FFK-ja.
Në anën tjetër presidenti Ademi shprehu respektin dhe besimin e tij ndaj Federatës së Futbollit të Spanjës dhe shprehu bindjen e tij se do të zhvillohen dy ndeshje shumë të mira si në Sevila po ashtu edhe në Kosovë.
Presidenti Ademi përmes telefonit bisedoi edhe me zyrtarët e UEFA-s. Këta të fundit e kontaktuan atë për ta sqaruar situatën e krijuar së fundmi dhe ia konfirmuan se gjithçka është në rregull dhe se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është paraparë.