Federata e Zvicrës konfirmoi qytetin dhe stadiumin për ndeshjen Zvicër – Kosovë

Gjatë muajit nëntor, Kosova për herë të dytë do të përballet me Zvicrën, në kuadër të kualifikueseve për “Euro 2024”. E për tu luajtur kjo ndeshja, duket fillimisht të përfundojnë dy përballjet e të dy kombëtareve gjatë këtij muaji tetor.
Mirëpo Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se ndeshja mes përfaqësueses helvetike dhe dardane, e planifikuar për 18 nëntor, do të luhet në Basel. Takimi i vlefshëm për kualifikimet e “Euro 2024” do të luhet në stadiumin “Jakob-Park” më 18 nëntor, në orën 20:45.
Një tjetër informacion tejet i rëndësishëm që u dha është shitja e biletave, që do të nisë nga 20 tetori, e që interesim të madh do të këtë nga shqiptarët që jetojnë në Zvicër. Kosova dhe Zvicra, lojën e parë e luajtën gjatë muajit shtator, duke përfunduar 2:2 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Zvicra është në rrugë të mirë drejt kualifikimit në Evropian, pasi që ka 14 pikë dhe është në vendin e parë, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe katër ndeshje. Ndërkohë, Kosova është e pesta me katër pikë dhe me gjasa minimale për kalim tutje.