Federata kërkon të heq përdorimin e teknologjisë “VAR” nga La Liga

Federata Spanjolle e Futbollit kërkon të heq përdorimin e teknologjisë “VAR” (Video Assistant Referee) nga kampionati. Lajmin e konfirmon e përditshmja “El Larguero”, që zbulon edhe arsyen që mund të çojë në këtë vendim.

Sipas saj, gjithçka ka lidhje me aspektin ekonomik, pasi presidenti i futbollit spanjoll Havier Tebas është kundër idesë për të paguar rreth 3 milionë euro për përdorimin e teknologjisë në fushë. Pra, heqja e “VAR”-it, nuk ka të bëjë më aspektin teknik apo filozofik të përdorimit të tij.

Për momentin nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Tebas veç referimeve që bën e përditshmja spanjolle. Gjithsesi, duket disi e çuditshme ideja e heqjes nga La Liga, një prej kampionateve më të mëdhenj në botë, e teknologjisë “VAR”, e cila thuajse është shtrirë anembanë globit.

LEXO EDHE:

Back to top button