Federata pezullon katër lojtarë të PSZH-së, kënduan kore raciste

Federata Franceze e Futbollit ka pezulluar me një ndeshje katër lojtarë të skuadrës së PSZH, të përfshirë në një festim bashkë me tifozët e tyre, teksa këndoheshin kore raciste ndaj rivalëve të Olimpik Marsejës. Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator, në ndeshjen PSZH-Marsejë.
Katër lojtarët e pezulluar me nga një ndeshje janë: Dembele, Hakimi, Kolo-Muani dhe Kurzava, që nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Luis Enrike për ndeshjen e radhës në Ligue 1. Të katër lojtarët kërkuan ndjesë për incidentin, duke sqaruar se u rrëmbyer nga euforia e fitores.
“Marsejezë, jeni bij kur*ash”, këndonin tifozët e PSZH në stadium psa ndeshjes, ndërkohë që 4 lojtarë të skuadrës kampione të Francës ishin poshtë zonës së tifozëve.
Ata festonin bashkë me tifozët, ndërkohë që sektori ku ndodhi ngjarja është mbyllur për një ndeshje.