Shqipëria do të luajë ndeshje e “Play-Off”-it për Kupën e Botës, më 26 mars, kur do të përballet me Poloninë në transfertë. Katër muaj larg kësaj përballjeje, Federata Polake e Futbollit ka vendosur për stadiumin “Narodëy” të Varshavës, aty ku do të presë ekipin e Silvinjos.
Një stadium i cili ka një kapacitet prej 59 mijë vendesh dhe për rëndësinë që ka kjo sfidë pritet të jetë i mbushur në tërësi. Ndërkohë sipas rregullores së UEFA-s për tifozerinë shqiptare është rezervuar 5% e kapacitetit dhe priten afër 3 mijë tifozë.
Kjo gjysmëfinale është shumë e rëndësishme, pasi fitorja do të çonte në finalen e “Play-Off” Shqipërinë dhe ku kuqezinjtë do të shkonin gjithmonë e më afër Kupës së Botës 2026.








