Federer, kërkon medaljen e artë olimpike

Zvicerani Roxher Federer së shpejti pritet të kthehet në terrenet e tenisit, pasi që ka tejkaluar lëndimin e gjurit. Federer ka vetëm një dëshirë të madhe në prag të sezonit të ri dhe ajo është që të paraqitet në formën më të mirë në turneun e tenisit në Lojrat Olimpike në Tokjo.

Plani im është të paraqitem në Lojrat Olimpike dhe atje të jem në formën më të mirë të mundshme në vitin 2021. Për mua nuk ishte keq që u shtyn Lojrat Olimpike për vitin 2021,” ka thënë mes tjerash zvicerani Federer.

Tenisti 39 vjeçar nga Bazelli, suksesin më të madh në Lojrat Olimpike e regjistroi në vitin 2012, kur humbi finale ndaj Endi Marejit.

LEXO EDHE:

Back to top button