Federer, pas 14 muajve riktehet në terren

Pas 14 muajsh pushim, Roxher Federer do të rikthehet në fushë këtë javë, ku do të luajë në turneun e Doha. Zvicerani do të luajë në raundin e dytë, një rikthim që pritet me padurim dhe interes si nga vetë tenisti ashtu dhe fansat e tij.

“Një ndjesi e çuditshme rikthimi në fushë. Kam më shumë se një vit që nuk udhëtoj për të luajtur në një turne. Më duket sikur do të debutoj në këtë sport, ku kam më shumë se 20 vjet që luaj.

“Ju faleminderit të gjithë për mbështetjen tuaj, kam nevojë në këtë rikthim”, u shpreh Federer, që këtë vit do të mbushë 40 vjeç.

 

Ai synon të triumfojë në Uimbledon dhe Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

LEXO EDHE:

Back to top button