Federer: S’kam më nevojë për tenisin për të qenë i lumtur

Roxher Federer deklaronte se synonte të luante në turneun londinez vitin tjetër. Ndërsa sot, për mediat holandeze ka pohuar se “nuk ka më nevojë për tenisin për të qenë i lumtur”.

Fituesi i 20 grand slam ka deklaruar se synon të jetë në turneun e organizuar prej tij “Laver Cup”, por ndoshta do ta shohim vetëm si spektator. Ndërsa në tetor, Federer ka planifikuar të luajtur në turneun e shtëpisë, në Bazel.

“Nëse nuk je më kompetitiv, atëherë është më mirë të mos luash më. Mendoj se nuk kam më nevojë për tenisin. Për të qenë i lumtur më mjaftojnë gjërat e vogla, “fitoret” e vogla të djalit tim, apo notat e mira në shkollë të vajzës time”, tha Federer.

 

“Tenisi është pjesë e jetës time, por unë nuk mund të identifikohem vetëm me këtë gjë. Dua të kem ende sukses, të vendos energjitë e mia në biznese të tjera dhe këtë gjë mund ta bëj edhe jashtë sportit”, u shpreh zvicerani.

 

“E pranoj, një karrierë sportive nuk mund të zgjasë përgjithnjë. Të udhëtosh anembanë botës në turne është e lodhshme, pasi duhet të organizosh gjithçka edhe për fëmijët. Është më mirë të marr një pushim edhe për të mirën e tyre. Ndonjëherë më mungon fakti të udhëtoj në botë, por ndjej që jeta në familje është e bukur”, tha Federer.

LEXO EDHE:

Back to top button