Federer tërhiqet nga turneu “Roland Garros”

Roxher Federer, u tërhoq nga turneu Masters “Roland Garros” dhe nuk do të përballet me italianin Mateo Beretini në 1/8 e finales. Tenisti zviceran infomoi drejtuesit e turneut në Paris, se nuk do të jetë mundësi që të përballet me tenistin Italian.

Federer shënoi fitore në tre sfidat e turneut në Paris, mirëpo me këtë rast ndjeu dhimbje në gjunj. Duke u frikësuar nga ripërtrirja e lëndimit të gjunit, për të cilën mungoi gjatë sezonit të kaluar, Federer me ekipin e tij vendosi që të tërhiqet nga “Roland Garrosi”.

“Jam i kënaqur për shkak të 3 fitoreve në këtë turne, mirëpo kjo është periudha kur duhet të dëgjojë trupin tim dhe mos të rrezikojë lëndimin e ri, “ tha mes tjerash Federer.

Në këtë mënyrë, italiani Meteo Beretin kaloi pa “luftë” në çerekfinale të turneut në Paris.

LEXO EDHE:

Back to top button