Feliks Magat zbulon se si Lacion mund të eliminojë Bajern Munihun

Lacio do të përballet me Bajern Munihun në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Shorti në Nion, sigurisht që nuk ishte i lumtur për bardhekaltrit e Sarrit, të cilët duhet të sfidojnë gjigantët bavarez. Mendimi i mësipërm është edhe i Feliks Magat, i cili e njeh shumë mirë Bajernin, ngaqë e ka trajnuar nga viti 2004 deri më 2007.
“Është përballje e vështirë për Lacion, nuk ka dyshim, por jo e pamundur. Asgjë nuk është e pamundur në futboll, ka gjithmonë mundësi. Për të mposhtur Bajernin nuk duhen sekrete: ka disa lojtarë kyç, duhet t’iu kushtoni vëmendje atyre. Sigurisht, bavarezët janë favoritët për t’u kualifikuar në çerekfinale.
E kujtoj nga koha e tij te Borusia Dortmund, një lojtar i fortë. Nëse më duhet të jem i sinqertë, mendoj se dy mbrojtësit e Bajernit mund të përfitojnë nga fakti se e njohin atë nga koha e tyre në Serie A.
Ata kanë trajnerë të mirë, të dy kanë fituar edhe në Europë, në kohën e tyre përkatëse me Çellsi. Megjithatë, dhe unë e mbështes këtë si trajner, lojtarët i fitojnë ndeshjet. Bajerni, pas ndalesës dimërore të Bundesligës, do të jetë më i freskët. Ka shumë rëndësi si arrijnë skuadrat në mes të shkurtit, kur luhet ndeshja e parë e këtij raundi të Ligës së Kampionëve.