Sidni Meklaflin, vendosi rekord të ri të botës në 400 metra me pengesa. Atletja amerikane, në eliminatoret për Lojrat Olimpike në SHBa, përshkoi distancën e 400 metrave për 51.90 sekonda, me çka u bë atletja e parë në historikun e atletikës, që ka kaluar 400 metra për më pak se 52 sekonda.
Meklaflin ishte më e shpejtë në eliminatoret se sa kampionia olimpike dhe e botës, Dalila Muhamed, e cila u ndal në vendin e dytë me kohë 52.42 sekonda. Në vendin e tretë u ndal Ana Kokrell. Me kohë 53.70 sekonda.








