Fenerbahçe komandon Euroligën, disfatë për Reali e Barcelonën

Skuadra turke e Fenerbahçes ka marrë kryesimin e Euroligës në basketboll për meshkuj pas ndeshjeve të raundit të 10-të. Ata fituan 72-65 në Lituani ndaj vendasve të Zhalgiris Kaunas, në një duel të vështirë. Mirë po paraqiten edhe skuadrat greke të Panathinaikos, kampione në fuqi dhe Olympiakos, të dyja fituese këtë javë jashtë fushe. Ato kanë nga 7 fitore, po aq sa edhe Paris Basketboll, Barcelona e Bajern Munihu.

 

Euroliga -Raundi i 10-të

Makabi Tel Aviv – Olympiakos, 91-94

Villeurban – Crvena Zvezda, 77-74

Bajern Munih – Alba Berlin, 115-86

Baskonia Gasteiz – Monako, 75-87

Real Madrid – Anadolu Efes, 64-74

Zhalgiris Kaunas – Fenerbahçe, 65-72

Virtus Bolonja – Panathinaikos, 77-82

Partizan Beograd – Armani Milano, 81-88

Barcelona – Paris Basketball, 87-103

LEXO EDHE:

Back to top button