Fenerbahçe konfirmon, Murinjo ngrit padi ndaj Gallatasaraj-it

Fenerbahçe ka konfrimuar se Hoze Murinjo e ka paditur Gallatasarain. Trajneri portugez u akuzua për komente raciste pas barazimit pa gola mes ekipeve të hënën. Supozohet se Murinjo tha për bankën rezervë të Galatasarait: “Po kërcenin si majmunë”.
Ai po ashtu tha se ndeshja mes rivalëve të vjetër, më mirë që u referua nga Slavko Vinçiç sesa nga një gjyqtar turk. Në mbrojtje të trajnerit ka dalur Fenerbahçe, i cili ka thënë se deklaratat e Murinjos janë nxjerrë nga konteksti.
“Njoftojmë se Hoze Murinjo ka inicuar një padi për prishje të moralit, në vlerë prej 1,907,000 lira turke (41 mijë paund), kundër Gallatasarait”, thuhet në njoftimin e Fenerbahçes.
Shuma e kërkuar si dëmshpërblim, simbolizon vitin e themelimit të Fenerbahçes. Pavarësisht tentimeve të Fenerit e Murinjos, ky i fundit u dënua me katër ndeshje, derisa do të kthehet në stolin e Fenerbahçes më 13 prill.