Fenerbahçe kontakton Noruiç Siti-n për Milot Rashicën

Skuadra e Superligës së Turqisë, Fenerbahçe është futur në garë për t’i siguruar shërbimet e lojtarit të kombëtares së Kosovës, Milot Rashica. “A Spor” raporton se skuadra e Superligës së Turqisë ka filluar negociatat e para me ekipin nga Championshipi i Anglisë.
Rashica është duke pritur Gallatasarajn, por kjo e fundit ende nuk ka bërë tentimin për ta blerë lojtarin “dardan”. Futbollisti kosovar kaloi momente fantastike qysh në sezonin e tij të parë në Turqi, duke fituar edhe titullin kampion me Gallata-n.
Por tani rivali lokal është gati për t’i siguruar shërbimet e kosovarit. Shifra që mund të ofrojë skuadra e Fenerbahçes për Rashicën është 6 deri me 7 milionë euro. /Lajmi/