Fenerbahçe përjashton Mesut Ozilin nga skuadra

Mesut Ozil dhe Ozan Tufan janë përjashtuar me efekt të menjëhershëm nga skuadra e Fenerbahçes. Gjiganti turk përmes një komunikate ka njoftuar se ish lojtari i Arsenal nuk do të luajë më për skuadrën e tyre.

“Lojtari i skuadrës sonë, Mesut Ozil (dhe Ozan Tufan) është përjashtuar nga skuadra. I bëhet e ditur publikut”, thuhet në komunikatë.

Ozil ishte startues në fitoren 2:1 të dielën ndaj Koniaspor, ku mbante shiritin e kapitenit, por ai u zëvendësua në pjesën e parë. Arsyeja nuk është bërë akoma publike, por thuhet nga mediat turke se lojtari nuk është i përgatitur fizikisht.

LEXO EDHE:

Back to top button