Fenerbahçe sërisht me sulmues shqiptarë
Skuadra e Fenerbahçes ka zgjedhur një tjetër futbollist me origjinë shqiptare për t’i besuar udhëheqjen e repartit të sulmit. Skuadra turke në ditën e fundit të merkatos, ka arritur që të sigurojë firmën e Kemal Ademit nga Baseli, ndërsa detajet e transferimit do të mësohen ditëve në vijim.
Sulmuesi shtatëlartë është i lindur në Gjermani dhe me prindër nga Prizreni, ishte i kërkuar edhe nga përfaqësuesja e Kosovës, por ka vendosur të luajë me fanellën e Zvicrës.
Sulmuesi 24-vjeçar është rritur te të rinjtë e St. Gallenit dhe në sezonin e fundit ka luajtur 23 ndeshje me Baselin, gjatë të cilave ka shënuar edhe 10 gola.