Fenerbahçe triumfon në Paris dhe nis shkëputjen, garë e fortë për zonën “play off”

Kampionët në fuqi të Fenerbahçe mbajnë frenat e renditjes së Euroligës edhe pas ndeshjeve të raundit të 27-të. Turqit fituan 92-90 ndaj Paris Basketball jashtë fushe, duke korrur fitoren e 19-të sezonale (kanë edhe 7 humbje).

Në vendin e dytë ndodhen tri skuadra me nga 17 fitore: Olimpiakos, Valencia Basket dhe Barcelona. Të trija këto skuadra fituan në ndeshjet e radhës. Grekët mundën 109-77 Virtus Bolonja, ndërsa spanjollët triumfuan ndaj Hapoel Tel Aviv, respektivisht Baskonia Gasteiz.

Në zonën “play off” qëndron Real Madrid, në vendin e gjashtë, pavarësisht humbjes 93-85 ndaj Dubai Basketball. Fitore në sekondat e fundit arritën jashtë fushe Armani Milano dhe Makabi Tel Aviv, por ende janë jashtë zonës “play out”.

 

Euroleague-Raundi i 27-të

 

Dubai Basketball – Real Madrid, 93-85

Hapoel Tel Aviv – Valencia Basket, 99-104

Partizan Beograd – Panathinaikos, 78-62

Bayern Munich – Monaco, 91-82

Paris Basketball – Fenerbahce, 90-92

Anadolu Efes – Zalgiris Kaunas, 92-82

Villeurbanne – Armani Milano, 76-77

Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv, 82-83

Olympiacos – Virtus Bologna, 109-77

Baskonia Gasteiz – Barcelona, 91-97

LEXO EDHE:

Back to top button