Feniks Sans në prag të eliminimit të kampionit në NBA

Feniks Sans kanë mposhtur Los Anxhelos Lejkers, në ndeshjen e pestë të serisë së “Play Off”-it, me rezultat 115-85. Basketbollistët më efikas në triumfin e Suns ishin: Devin Buker me 30 pikë dhe Kameron Pejn që shtoi 16 pikë të tjera. Te Lejkers u dalluan Lebron Xhejms me 24 pikë, ndërsa Kajll Kuzma shtoi 15 pikë të tjera.

Tani Suns udhëheqin serinë ndaj Lejkers dhe janë vetëm një fitore larg kualifikimit në gjysëmfinale të Konferencës Perëndimore. Me rezultat të njëjtë, 3-2, avancon edhe Denver Nagets, që mundi Portlandin me 147-140, pas kohës shtesë. Ndërkohë, Bruklin Nets iu bashkua Milloukit në fazën e gjysmëfinales, pasi që eliinoi Boston Selltikun me 4-1 në fitore, ndërsa në takimin e fundit e mbylli ndeshjen me rezultat 123-109.

LEXO EDHE:

Back to top button