Feniks Sans sjell goditjen e dytë në finale të NBA-s

Feniks Sans shënoi fitoren e dytë në kuadër të finales së NBA, duke mundur Millouki Baks me rezultat 118-108. Edhe pse fillimi i takoi mysafirëve të cilën mbyllën çerekun e parë me rezultat 26-29, në vazhdim Sans u “zgjua” dhe dominoi takimin duke krijuar epërsinë vendimtare dhe duke mbyllur çerekun e dytë me rezultat 30-16, ndërsa në pushim shkoi me epërsi prej 10 pikëve.

Pjesa e dytë e dytë ishte më e balancuar pasi që çereku i tretë u mbyll me rezultat 33-32 për Milluokin, ndërsa ajo e fundit me barazim 30-30.

Te vendasit shkëlqyen Devin Bukre me 31 pikë dhe Kris Poll me 23 pikë, ndërsa te mysafirët u dalluan Adentokounmpo me 42 pikë dhe Holidej me 17 pikë, por që nuk kishte e mjaftueshme për të evituar disfatën e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button