Fernandes, protagonist më i spikatur për gol

Bruno Fernandes u prit me skepticizëm në momentin kur firmosi për skuadrën e Mançester Junajtid. Por mesfushori portugez ka treguar me shifrat mbresëlënëse se është një futbollist i cili po bën diferencën për “Djajtë e Kuq”. Shifrat zyrtare tregojnë se që nga shkurti i vitit 2020, kur ai debutoi me “Djajtë e Kuq”, askush nuk ka qenë më protagonist në aksionet për gol. Në vetëm 58 ndeshje të luajtura, Bruno Fernandes ka arritur të shënojnë 33 gola e të jepë 19 asiste, duke çuar në 52 numrin e golave ku ka marrë pejsë në mënyrë direkte.
Një shifër e cila kalon me 10 gola çdo lojtar tjetër të Premier Ligës sa i përket kombinimit të këtyre dy statistikave për këtë periudhë dhe që tregon se me afrimin e portugezit, Mançester Junajtid ka bërë ndoshta blerjen më të goditur të dekadës së fundit.