Fero feston ditëlindjen e 25-të, merr dedikim të veçantë nga modelja Arbenita Ismajli

Fero feston ditëlindjen e 25-të, merr dedikim të veçantë nga modelja Arbenita Ismajli

Rap-artisti i njohur shqiptar, Fero, feston ditën e sotme (e premte) ditëlindjen.

I lindur më 8 korrik të vitit 1997, Feronit Shabani (emri i vërtetë) ka mbushur plot 25 vite.

Ai në këtë ditë të veçantë mori urime të shumta, gjersa një i tillë nuk mungoi as nga bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli.

Kjo e fundit ka realizuar një video së bashku me partnerin teksa ka përzgjedhur fjalët më të mira për të.

“Urime ditëlindjen për shpirtin tim binjak. Të dua”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram
Fero përndryshe ka debutuar prej shumë vitesh në skenë dhe ka sjell një sërë projektesh të suksesshme.

LEXO EDHE:

Back to top button