Ferran Torres dëshiron më shumë minuta në lojë ose do të largohet nga Barça

Filloi të kthehej, në një protagonist, te “katalanasit” e Barcelona këtë sezon, mirëpo gjithçka ka shkuar ters, për “fantazistin” spanjoll, Ferran Torres, i i cili pas rikthimit të Zhoao Feliksit në krahun e majtë dhe brazilianit, Rafinja, në krahun e djathtë të sulmit, nuk po gjen mintutazhin e duhur.

Për këtë arsye, të paktën sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes spanjolle, “Mundo Deportive”, sulmuesi është i hapur për një ndryshim të mundshëm të skuadrës, qoftë si huazim, apo dhe shitje përfundimtare, nga “blaugranat”, kjo për shkak edhe të ardhjes, së talentit, braizlian, Vitor Roke, në merkaton e dimrit.

Ndërkaq, kujtojmë se për Feran Torres, përveç kontratës, që skadon në vitin 2027, ka edhe një klauzolë prej 1 miliardë euro dhe synon të jetë pjesë e kombëtares spanjolle në “Euro 2024”. Për këtë ai shpreson të luajë në një skuadër, që i garanton vendin e titullarit.

LEXO EDHE:

Back to top button