Ferrari: Jemi në rrugën e duhur, në Majami kërkojmë diçka më shumë

Ferrari po përgatitet për fundjavën e garës në Majemi në Formula 1, e cila rikthen edhe formatin e garës sprint ditën e shtunë. Një fundjavë që mund të jetë vendimtare në përcaktimin e ekuilibrit të fuqisë te Ferrari, veçanërisht pas dy garave të fundit në Sakhir dhe Jedah.

Gara ku “kokëkuqja” tregoni shenja inkurajuese, të paktën me Charles Leclerc, që arriti podiumin e tij të parë të sezonit. Drejtori i ekipit Frederic Vasseur shpreson në një tjetër paraqitje positive: “Pas disa ditësh të kaluara në Maranello, të dobishme për analizimin e të dhënave të mbledhura jemi gati të dalim në pistën e Majemit”.

“Në Florida, na pret edhe gara spærint, për të cilën jemi përgatitur sa më mirë që të jetë e mundur në fabrikë pasi do të kemi vetëm një orë praktikë. Ndaj, për këtë arsye, pesha specifike e punës së bërë në simulator dhe në udhëzimet përgatitore është edhe më e lartë“, tha Vasseur.

“Ne duam të vazhdojmë të bëjmë përparim në aspektin e performancës, pas paraqitjeve inkurajuese të SF-25 në garat në Bahrein dhe Jedah”, përfundoi drejtori i ekipit të Ferrarit, duke prezantuar raundin e gjashtë të sezonit 2025 të F1.

LEXO EDHE:

Back to top button