Ferrari në panik, rezultati i dobët mund të përsërite në Austri

Zhgënjimi i 4 ditëve më parë në garën e Çmimit të Madh të Francës në Formula 1 për makinën “Ferrari” ka futur në panik drejtuesit e “kokëkuqes”. Ata kanë frikë se mos e njëjta situatë mos përsëritet edhe në dy garat e radhës në Austri.

Në Francë u verifikua një konsumim shumë i madh i gomave nga makina italiane, që nuk arriti të grumbullojë asnjë pikë me të dy pilotët e saj (Sainz i 11-ti dhe Leklerk i 16-ti).

“Kjo është një çështje që duhet zgjidhur, por mund të kërkojë kohë e disa modifikime. Për ne e rëndësishme është të kuptojmë se si ta zgjidhim këtë problem, që të mos shfaqet vitin tjetër. Ky problem mund të reflektohet edhe në disa gara të tjera të këtij sezoni, por jo në çdo pistë. Kjo është e lidhur edhe me kushtet meteorologjike. Duhet të përgatitemi për të gjetur zgjidhje alternative”, tha Matia Binoto.

LEXO EDHE:

Back to top button