Festa e çmendur e Nejmarit, tmerrohen te PSZH

Nejmar mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë, por sjellja e tij jashtë fushës mbetet gjithmonë e komentuar. Sipas “O’Globo”, ylli i PSZH-së theu rregullat dhe për festën e Krishtlindjeve.

Ai është kthyer në Brazil dhe mendohet se ka organizuar nje festë ku ka patur të ftuar rreth 500 persona. Shifra shumë të larta duke ditur rregullat e pandemisë globale të “COVID-19”. Autoritet braziliane janë irrituar nga ky veprim aspak i pjekur i Nejmarit. Ai ka festuar për 5 ditë me radhë dhe secila ditë ka patur një numër të frikshëm njerëzish në shtëpinë e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button