Festa e Librit në Gostivar do të hapet me mbrëmjen kushtuar Xhabir Ahmetit
Festa e Librit në Gostivar do të hapet me mbrëmjen kushtuar Xhabir Ahmetit

Ditën e martë, 17 shtator në orën 17.00 në Gostivar do të hapet panairi që tashmë është tradicional për Gostivarin.
Gostivari sërish do të jetë nikoqir i personaliteteve të letrave të shkruara shqipe!
Lidhja Shqiptare në Botë, Kuvendi për Maqedoninë e Veriut në bashkëveprim me shoqatat, artistët dhe bisneset vendase dhe në partneritet me qendrën “Mosaic” do të organizojë spektaklin tanimë të njohur për opinionin “Festa e librit” 2024!
Ngjarja do të hapet në orën 17.00 me mbrëmjen kushtuar shkrimtarit Xhabit Ahmetit.
Folës do të jenë : profesorët e letërsisë nga Universiteti i Tetovës, prof.dr. Fatmir Sulejmani, prof.dr. Salajdin Salihu si dhe poeti nga Gostivari Lulzim Haziri.
Pjesë nga krijimtaria do të lexojnë: Valdeta Dulahu dhe Xhemazije Rizvani
Moderon: Xhemazije Rizvani
Për afishen e ngjarjes u kujdes disenjatori Ngadhnjim Mehmeti