Festat e fundvitit në pandemi, KE do të jep rekomandime për shtetet

Nesër Komisioni Evropian do të publikojë bllokun e këshillave shëndetësore për vendet, mbi festat e fundvitit.

Ajo që vihet re nga gazetarët e huaj është këshillimi që do iu bëhet shteteve që të mos lejojnë mbajtjen e meshës për Krishtlindjen. Një grumbullim i masës do të përbënte rrezik për një përhapje më të madhe të virusit, citojnë mediat e huaja.

Në këto kushte sugjerohet mosvajtja në ceremoni të tilla, por transmetimi i tyre online, në televizion apo radio.

Si gjithmonë, Komisioni Evropian shton se vendimi në lidhje me këtë çështje i takon secilit prej vendeve anëtare.

LEXO EDHE:

Back to top button