Festival i pazakontë, fiton foshnja që qan e para

Festival i pazakontë, fiton foshnja që qan e para

Disa dhjetëra foshnja që qanin u përballën me njëra-tjetrën në ritualin tradicional japonez “sumo cry”, i cili besohet se u sjell shëndet të mirë fëmijëve. Festivali u mbajt për herë të parë pas një pauze katërvjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit. Të shoqëruar nga prindërit e tyre, foshnjat, të cilat mbanin përparëse tradicionale ceremoniale të mundjes ‘sumo’, garuan në Tempullin Sensoji të Tokios. Fituesi është ai që qan i pari. Për t’i inkurajuar ata, të rriturit ecin rreth tyre me maska , duke shpresuar t’i trembin. Rituali mbahet në tempuj anembanë Japonisë dhe tërheq një numër të madh spektatorësh. Rregullat ndryshojnë nga rajoni në rajon. Në disa vende, prindërit shpresojnë se fëmija i tyre do të qajë i pari, dhe në rajone të tjera, humbësi është i pari që qan.

LEXO EDHE:

Back to top button