FFK me 48 vota pro, miraton statutin e ri në Kuvendin e Jashtëzakonshëm

Federata e Futbollit të Kosovës ka miratuar statutin e ri, në Kuvendin e jashtëzakonshëm. Në këtë kuvend, në rend dite ishte vetëm miratimi i statutit, ndërsa morën pjesë 54 delegatë ku pati diskutime të ashpra e mospajtime nga disa prej klubeve.

Por, përkundër mospajtimeve nga drejtori sportiv i klubit futbollistik Drita, Valon Zymberi, dhe presidentit të klubit Trepça ’89, Abedin Zeka, statuti i ri u miratua me 48 vota pro, e një abstenim.

Zeka e Zymberi thanë se statuti i ri i FFK-së ka shumë shkelje, që sipas tyre, mund ta pengojnë licencimin e FFK-së./Indeksonline/

 

LEXO EDHE:

Back to top button