Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) edhe zyrtarisht ka vendosur që të mos e pranojë kandidaturën e Gramos Vokrrit për postin e kryetarit të FFK-së, ndërkohë ka aprovuar atë të kryetarit aktual Agim Ademi.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Komisionit të posaçëm të formuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve që do të mbahen më 6 prill.
Sipas vendimit të FFK-së, kandidatura e Gramoz Vokrrit është refuzuar për shkak se nënshkrimet siguruara nga ai të KF Prishtina, KF Kika dhe KF Ulpiana, janë të kontestueshme.
Ndërsa, kandidatura e Agim Ademit, sipas FFK- së, ka plotësuar të gjitha rregullat e kërkuara sipas normativës ligjore të kësaj federate. /Kosovapress/








