FFK, zgjërim i “Fadil Vokrri” dhe aplikimi i sistemit “VAR”

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur Kuvendin e Rregullt të Punës, ku u prezantua puna e kësaj federate me në krye kryetarin Agim Ademi. Në Kuvendin e mbajtur online, përveç zyrtarëve të FFK-së, morën pjesë edhe zyrtarë të UEFA-s dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.
Në Kuvend u miratua raporti financiar për 2020, ku u paraqitën punët e realizuara gjatë këtij viti si dhe objektivat për vitin 2021. Aty u bë e ditur se fokusi kryesor gjatë vitit 2020, i cili ishte i vështirë për shkak të pandemisë ishte te mbështetja financiare e klubeve, si dhe rinovimi dhe zgjerimi i disa fushave dhe sallave sportive.
Nga ana tjetër u tha se FFK për vitin 2021 synon zgjerimin e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për 7.000 ulëse dhe fillimin e aplikimit të sistemit VAR në Superligën e Kosovës.