FFM dhe Muamed Sejdini mendojnë për sistemin VAR, si zgjidhje për padrejtësitë në futboll

Penalltia e akorduar në minutat e fundit shtesë në duelin Struga Trim Lum – Voska Sport, ka ngjallur shumë reagime në opinionin sportiv, ku në qendër të kritikave u vendosën Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe arbitri kryesor i ndeshjes Igor Stojçevski.
Pas reagimeve nga Voska Sport, madje edhe nga FC Shkupi që reaguan për penalltinë e dhënë në favor të Strugës nga Igor Stojçevski, me një komunikatë për mediat ka dalur edhe “Shtëpia e Futbollit” vendor së bashku me presidentin Muamed Sejdinin, të cilët mes tjerash kanë njoftuar se janë duke punuar për të implementuar sistemin VAR.
REAGIM I FFM-së:
Ndeshja Struga Trim Lum – Voska Sport qartësisht ilustroi sa kritike është mungesa e teknologjisë së referit me asitencë të videos (VAR) në futbollin tonë. Gabimet serioze të abitrit që çuan në një padrejtësi të konsiderueshme për një nga ekipet tona, jo vetëm që shkaktoi zhgënjim dhe zemërim, por gjithashtu theksoi nevojën për veprime të shpejta drejt përmirësimit të referimit dhe zbatimit të drejtësisë në fushë.
Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) është e vendosur të mos lejojë padrejtësi në futboll, pa marrë parasysh çmimin.
Me këtë në mendje, FFM po punon aktivisht për të implementuar teknologjinë e video asistencës për referët (VAR) në ligat tona.
Qëllimi ynë është të bëjmë të mundur këtë teknologji sa më shpejt, edhe pse po përballemi me kërkesa logjistike dhe teknike komplekse për implementimin e saj, dhe po punojmë intensivisht për të tejkaluar ato.
Paralelisht me këto përpjekje, FFM vazhdimisht investon në zhvillimin profesional të gjyqtarëve tanë. I dërgojmë rregullisht në trajnime dhe seminare në kuadër të UEFA-s, me qëllim përmirësimin e aftësive dhe kapaciteteve të tyre për gjykim të drejtë,” thuhet mes tjerash në komunikatën e FFM-së.