FFM, nga nesër rikthehen të hollat e biletave të blera

Federata e Futbollit të Maqedonisë, konfimroi se nga dita e nesërme (e premte 9 tetor) do të kthejë të hollat atyre persoanve që kanë blerë biletën për të përcjell sfidën në mes Maqedonisë dhe Kosovës, në kuadër të balotazhit për Kampionatin Evropian. Aksioni i refundimit do të zgjas deri më 23 tetor , dhe kjo mund të kreyhet në pikat e shitjes në stadiumin Todor Proeski në Shkup , is dhe në pikat e tjera në Maqedoni.

Prilep: TA Bran (9 -23 tetor)

Shtip: Kafiteria “Simbol” (9 -23 tetor)

Strumica: Kafiteria “Koncept (9 -23 tetor)

Negotinë : Tobako “Korzo”

Veles: Unison (9 -23 tetor)

Ohër: TA Globus Travel (9 -23 tetor)

Manastir: Libraria “Literatura Mk” (9 -23 tetor)

 

Personat që kanë blerë biletën, duhet me vete të ketë biletën original dhe letërnjoftimin për identifim.

Sfida Maqedoni-Kosovë, duhej të zhvillohet më 23 mars, por u anulua nga pandemia “Covid 19” dhe është caktuar për 8 tetor. Biletët, atë kohë, u shitën për një kohë record dhe kushtonin vetëm 300 denarë.

LEXO EDHE:

Back to top button