FFM nuk harron mediat, faleminderim me fanellë të veçantë

Një gjest I mirë edhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë në krye me presidentin e saj, Muamed Sejdinin, i cili në koordinim me trajnerin Igor Angelovskin, dhuroi fanella me firmën e gjithë futbollistëve për gazetarët e sportit, që kanë ndihmuar dhe kanë përkrahur përfaqësuesen e Maqedonisë në arritjen e suksesit historik, kualifikimit në Kampionatin Evropian. Me këtë rast, Angelovski potencoi se “dëshirojmë që të faleminderojmë mediumet për përkrahjen e tyre që I kanë dhënë kombëtares së Maqedonisë dhe se kualifikimi në EURO 2020 është suksesi i përbashkët”.

Ditë më parë në adresë të FFM-së erdhi edhe urata nga numri një i UEFA-s Aleksandar Çeferin në adresë të presidentit të FFM-së , Muamed Sejdinit, për kualfikimin në EURO 2020.

LEXO EDHE:

Back to top button