FFM: Sfida e balotazhit për Ligën e Parë do të zhvillohet në Kavadar

Federata e Futbollit të Maqedonisë, në koordinim me Ministrin e Punëve të Brendshme, si dhe pas takimit mes përfaqësuesve të FFM-së dhe MPB-së, vendosi që ndryshojë lokacionin e sfidës së balotazhit për Ligën e Parë.

Përballja Besa – Bashkimi do të zhvillohet të dielën në orën 17,00, por tani në stadiumin e qytetit të Kavadarit. Ky ndryshim nga FFM është sjell me qëllim të zhvillimit të ndeshjes në kushtë që janë në përputhje me vlerësimet e organeve të sigurimit.

Kujtojmë se të shtunën, do të zhvillohen 3 sfidat e balotazhit, ku Shkëndija e Haraçinës takohet me Osogovën, Prespa sfidon Sllogën e Vinicës dhe Teteksi përballet me Konjarën.

Federata e Futbollit të Maqedonisë apelon për animin sportiv në sfidat e balotazhit.

LEXO EDHE:

Back to top button