FFM, tribunë e re në stadiumin në Shtip

Federata Futbollitike e Maqedonisë dhe komuna e Shtipit, sot firmosën marrëveshjen për ndërtimin e tribunës së re në stadiumit në Shtip, me kapacitet prej 2.400 ulësve. Marrëveshja u firmos nga njeriu i parë i FFM-së, Muamed Sejdinit dhe kryetarit të Shtipit, Jane Milanov, si pjesë e projektit “Het Trik 5”, për përmirësimin e kushteve për futbollin në Maqedoni.

Kujtojmë se në kuadër të këtij projekti, është mbyllur ndërtimi i tribunës në Çair, ku tani po rregullohet terreni i gjelbër, ndërsa në fazën përfundimtare është tribuna e dytë në stadiumin në Ohër. Më parë Manastiri ka mbyllur rekonstruimin e tribunës së re, ndërsa aktualisht në fazën e ndërtimit është tribuna në Prilep.

LEXO EDHE:

Back to top button