FIFA e CONMBOL, kanë pasur marrëveshje për futbollistët nga Angli!?

Skandali që ndodhi në përballjen në mes Brazilit dhe Argjentinës në Sao Paolo, ku qeveritarët brazilian kërkuan që të deportojnë katër futbollist të Argjentinës, për shkak se nuk kanë respektuar masat për “Covid 19” dhe qëndrimit në karantenë.

Qeveritarët shëndetësor në Brazil vendosën që të ketë karantenë të detyruar për futbollistët që vijnë nga Britania e Madhe, ashtu që Emiliano Martinez, Buendia , Kristian Romero dhe Lo Selso, duhej të kalonin karantenën 14 ditore , edhe pse mediat amerikane, e në veçanti “ESPN Brazil”, kanë informata të kundërta.

Sipas këtij medium, qeveria e Brazilit, FIFA dhe Federata e Futbollit në Amerikën Jugore (CONMEBOL), kanë arritur marrëveshje paraprake, me të cilën u lejohet të luajnë futbollistët që vijnë nga Britania e Madhe. Andaj shtrohet pyetja se përse kanë reaguar qeveritarët shëndetësor dhe përgatitën një skandal të madhe, në vend që të lejojnë që të zhvillohet ndeshja?!

LEXO EDHE:

Back to top button