FIFA, Maqedoni me pikë të njëjta si Shqipëria

Pas fitores ndaj Armenisë dhe barazimit me Gjeorgjinë, përfaqësuesja e Maqedonisë ka shënuar ngritje për 2 vende në renditjen e fundit të FIFA-s. Aktualisht Maqedonia është në vendin e 66-të, ndërsa kundërshtari i ardhshëm në Ligën e Kombëve, kombëtarja e Kosovës, aktualisht është në vendin e 116, duke shënuar rrënie për një pozitë. Me pikë të njëjtë, nga 1351 pikë, është edhe kombëtarja e Shqipërisë që ndan pozitën e 66-të së bashku me Maqedoninë dhe Arabinë Saudite.

Ndërkohë kreun renditjes në FIFA-s vazhdon ta mbajë Belgjika e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia. Vendi i 7-të është për Spanjën që ka fituar një pozicion, njëjtë si edhe Italia që është ngjitur te pozita e 12, ndërsa Gjermania qëndron në vendin e 14-të.

LEXO EDHE:

Back to top button