FIFA pezullon Luis Rubialesin për 3 vite nga futbolli

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është pezulluar nga FIFA për sjellje të pahijshme gjatë ceremonisë së medaljeve të Kupës së Botës për femra.
Rubiales tronditi publikun pasi puthi në gojë futbollistin Yeni Hermoso gjatë dhënies së medaljeve për kampionët e botës. Gjesti i tij shkaktoi reagime pas së cilës iu desh të jepte dorëheqjen nga posti.
FIFA tani e ka dënuar atë me tre vjet përjashtim nga sporti i futbollit. Ai nuk do të mund të bëjë asgjë në lidhje me futbollin gjatë kësaj periudhe.