FIFA, shpalos ekipin më të mirë të raundit të dytë në “Katar 2022”

FIFA ka publikuar dhe formacionin më të mirë të xhiros së dytë, të fazës së grupeve, ku surprizat kanë qenë të shumta. Në portë ndodhet Shçezni, me notën 7.5, pas asaj përballjeje me Arabinë Saudite, ku “gardiani” i portës së Juventusit arriti të presë një penallti, si dhe raste të panumërta nga kundërshtarët. Mbrojtja me katër mbrojtës përbëhet nga Rezaeian i Iranit me notë 7.5, Salisu i kombëtares ganeze me notën 6.5, kroati Joshko Gvardiol me notën 6.5, si dhe mbrojtësi i krahut të majtë të Ekuadorit, Estupinan me notën 7.

Në mesfushë ndodhen iraniani Çeshmi me notën 7.5, ganezi Kudus po me notën 7.5, Bruno Fernandes, i cili shënoi të dy golat në përballjen e mbrëmshme me Urugajin me notën 8 dhe anësorin e Çellsit, marokeni Zijeç me notën 7.5.

Në sulm, FIFA, ka përzgjedhur Kilian Mbapen dhe kamerunezin Aboubakar, të dy me notën 8.5, pas paraqitjeve të tyre fantastike këtë javë. Mbape arriti të shënonte të dy gola përballë një kundërshtari të fortë si Danimarka, duke kualifikuar Francën në fazën tjetër, ndërsa Aboubakar u kthye në “makthin” e tifozëve serb, pasi arriti të shënojë një gol dhe të asistoj për vetëm 10 minuta pas inkuadrimit të tij në fushë, duke i dhuruar kombëtares së tij pikën e parë këtë Botëror, në barazimin 3-3 të arritur përballë Serbisë.

LEXO EDHE:

Back to top button