Fifi poston foton e rrallë nga fëmijëria

Fifi është padyshim një ndër personazhet më të dashur të showbizzit shqiptar. Këngëtarja ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në vetëm pak vite në tregun muzikor shqiptar. Mirëpo, Fifi është komentuar shumë dhe për format trupore të saj dhe madje kohët e fundit është vënë në qendër të kritikave pas ndërhyrjes që vendosi të bëjë për të rënë në peshë.

Megjithëse, këngëtarja ka sqaruar se këtë vendim e ka marrë për arsye shëndetësore, fansat shprehen se vlerësojnë Fifin e dikurshme. Ndërkohë, së fundmi Fifi ka shuar kuriozitetin e të gjithëve teksa ka publikuar një foto të rrallë nga fëmijëria.

Nuk dihet se në çfarë moshe ka qenë këngëtarja, por ajo pozon krah të afërmve të saj, teksa flokët i ka të zeza dhe me balluke. Kujtojmë që projekti më i fundit i Fifit ishte dueti me Ermal Fejzullahun, ndërkohë që ka paralajmëruar një tjetër këngë dhe kësaj radhe vjen në bashkëpunim me reperin Bardhi. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button