Filadelfia dhe Dallasi, fitojnë dhe barazojnë shifrat në 2-2

Skuadrat e Filadelfias dhe Dallasi barazuan rezultatin 2-2 në fitore, në përballjet me Majamin, respektivisht Feniksit, në serinë gjysmëfinale të Konferencave në NBA. Të udhëhequr nga Xhems Harden dhe Embid, basketbollistet e Filadelfias mposhtën për herë të dytë, para publikut vendas, skuadrën e Majamit me rezultat 116:108.

Edhe Dallas përsëri mundi skuadrën më të mirë në Konferencën e Perëndimit, skuadrën e Feniksit, me rezultat 111-101, përtë barazuar shifrat në 2-2 në fitore. Luka Donçiçmbylli takimin me 26 pikë e 11 asiste.

Duelet e radhës mes këtyre skuadrave do të zhvillohen në Majami dhe Feniks, ndërsa sonte në program janë duelet e katërta ndërmjet Milluokit dhe Bostonit, si dhe Golden Stejtit dhe Memfisit, në të cilat vendasit do të hyjnë me avantazh 2-1 në fitore.

LEXO EDHE:

Back to top button