Filipçe: Bullgaria do të ndaj vaksina kundër Kovid-19 edhe për ne

Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë gjatë një konference për shtyp njoftoi për vizitën e tij në Sofje dhe për vendet e lira dhe kapacitetet spitalore për të prekurit nga Kovid-19.

“Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik edhe këtë javë vazhdon rënia e të gjitha numrave, indikatorëve që i vëzhgon Instituti i shëndetit publik gjatë gjithë kësaj periudhe. Kemi ulje për 16.9 për qind të personave të rinj të infektuar në 7 ditët e fundit, përqindja e personave pozitiv të testuar shënon ulje për 5 për qind, aq sa shënon ulje edhe numri i pacientëve që humbin jetën”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë sipas të cilit shënon ulje edhe numri i pacientëve që hospitalizohen nëpër spitale.

“Analiza për dy javët e fundit flet se ulet numri i pacientëve të hospitalizuar edhe në spitalet e Shkupit dhe qyteteve tjera në shtet. Kemi numër të lirë të krevateve”, u shpreh Filipçe.

Sa i përket testimit, kemi terminë të lira që nënkupton se po ulet presioni.

“Gjatë ditës së sotme isha për vizitë në Sofje, Bullgaria si donacion do të ndaj për ne një numër të vaksinave kundër Kovid-19”. U shpreh Filipçe.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button