Filipçe: Nuk planifikojmë masa të reja restriktive

-Për momentin nuk planifikojmë masa të reja restriktive, kështu deklaroi sot fillimisht ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, përcjell Alsat. Filipçe tha se situata me Covid-19 po përmirësohet dhe se nuk ka më mbingarkesë në spitale.

“Restrikcione në lidhje me masat për momentin…jo. Për shkak se kjo plato, nuk i mbingarkon spitalet, e kundërta, çdo ditë ka më pak pacientë. Për këtë edhe po mbyllen qendrat kovid. Tani për tani nuk planifikojmë masa të reja restriktive”, deklaroi mes tjerash Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button