Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe e cilësoi si të vonuar masën e qeverisë për uljen e tvsh-së për karburantet nga 18 në 10%. Sipas kreut të socialdemokratëve që masa të ketë efekt tvsh-ja duhet të ulen në 5%. Ai kërkon edhe heqjen e akcizës. Ndërkaq Kryeministri Mickovski theksoi se qytetarët nga ulja e TVSH-së kursejnë më shumë se dyqind e pesëdhjetë mijë euro në ditë.
“Masat e propozuara sot nga Kryeministri janë të vonuara dhe të pamjaftueshme – duke u kufizuar vetëm në një ulje të TVSH-së. i kërkojmë Kryeministrit të lërë pas botën e tij të përrallave dhe të të ashtuquajturës elitë, t’u kushtojë vëmendje problemeve me të cilat përballen qytetarët, të dalë nga flluska e tij dhe të zbatojë masat e mëposhtme: heqjen e akcizës mbi karburantet dhe uljen e TVSH-së nga 18% në 5%”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.
“Nëse nuk do të ishte marrë ky vendim dhe vendimet e mëparshme për uljen e akcizës, për shembull çmimi i karburantit të dizelit do të ishte përafërsisht 11-11.5 denarë më shtrenjtë për litër se sa është sot. 08:54 .09:22duke pasur parasysh se afërsisht shtatëdhjet përqind është karburant dizel, atëherë arrijmë diku rreth një milion e katërqind, një milion e pesëqind mijë litra. Që do të thotë se vetëm bazuar në karburantin dizel, kursimi ditor i qytetarëve është më shumë se dyqind e pesëdhjetë mijë euro”, deklaroi Hristijan Mickovski, Kryeministër./Alsat.mk.







