Filipçe: Vendet nuk duhet të diskriminojnë në bazë të llojit të vaksinës së dhënë

Megjithëse BE nuk ka deklaruar ende zyrtarisht nëse njerëzit e vaksinuar me vaksinën ruse ose kineze do të jenë në gjendje të hyjnë lirshëm në BE, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce tha se për mendimin e tij, në një situatë të tillë globale me mungesë të vaksinave, askush nuk duhet të diskriminojnë mbi atë bazë. Në emisionin “360 Gradë” në Alsat, Filipçe njoftoi se Greqisë do e lejojë hyrjen pët njerëzit që morën vaksinën kineze.
Nuk ka asnjë informacion konkret lidhur me vendet e tjera evropiane. Ka njoftime se ata mund t’i njohin vetëm vaksinat që janë aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave, megjithatë, kjo nuk është konfirmuar përfundimisht dhe nëse mund të them mendimin tim personal, mendoj se në këtë situatë, kur është e vështirë të marrësh vaksinat, dhe ka konfirmim nga prodhuesit, nga studimet, se ato kanë rezultate të mira, nuk duhet të ketë diskriminim në bazë të llojit të vaksinës së marrë ”, tha Filipçe.